Prizren: Varroset 19-vjeçari që u ther me thikë ( Video )
Sot, në Prizren është varrosur 19 -vjeçari Elmir Kryeziu, i cili ishte goditur me thikë për vdekje, në lagjen “Tusus” të Prizrenit, ndërsa viktima ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prizrenit, sot ia ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit me iniciale H.S. nga Prizreni, pasi dyshohet se me datë 26.01.2020, privon nga jeta Elmir Kryeziun nga Prizreni.
Sipas gjykatës, kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje deri tek një konflikt fizik në mes tyre, ashtu që i dyshuari nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e godet të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit në afërsi të zemrës, ndërsa viktima pas dërgimit në Qendrën Emergjente në Prizren,ndërron jetë si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse./GazetaePrizrenit.net/
Comments are closed.
Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.