Prizren: Vdekja e 62-vjeçarit, policia jep detaje rreth rastit
Një 62-vjeçar mesditën e së dielës ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren i plagosur me armë zjarri.
Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij ndërsa njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një pistoletë me 8 copë fishekë, një gëzhojë fisheku dhe një predhë, po ashtu një pushkë gjuetie me dylbi me 12 copë fishekë, për të cilat armë viktima posedonte leje.

Policia ka deklaruar se armët janë konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IO