24-11-2024

Prizren: Vdes foshnja treditëshe , askush nuk e di pse e qysh! (VIDEO)

Foshnja që lindi disa ditë më parë nga 28 vjeçarja me inicialet I.M në kushte shtëpie vdiq në rrethana të pasqaruara.

Vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor në shtëpi dhe trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna ndërkohë u referua tek Spitali i Prizrenit ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm për problemet nga lindja e po ashtu me të po merret edhe psikiatri.

Gjendja e saj është stabile.

Arsyet e vdekjes së foshnjës ende nuk dihen, derisa në shtëpinë e I.M ndodhej vetëm gjyshi i saj 90 vjecar që nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë ka ndodhur me mbesën dhe foshnjën.

Ndërkaq, nuk ka të dhëna për identitetin e babait te fëmijës.

Asnjë koment

Comments are closed.