Një person në lagjen “Jeta e Re” ka humbur jetën pas një vetaksidenti, që ka ndodhur dje në Prizren.

Referuar njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj”, derisa viktima, një person shtetas i Kosovës, ishte duke lëvizur me biçikletë elektrike.
“Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit, një 43-vjeçar me inicialet S.L., derisa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë në një moment ka zvogëluar shpejtësinë dhe ka dhe është rrëzuar në tokë”, konfirmoi për Gazetën e Prizrenit zëdhënësi policor rajonal, Shaqir Bytyçi.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GeP