25-11-2024

Prizren: Vëllezerit bëhen llom me njëri-tjetrin për pronë, arrestohen

Në një konfrontim fizik janë përfshirë mbrëmë pas mesnate edhe dy vëllezër në Prizren, të cilët përfunduan në spital si pasojë e lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas marrjes së tretmanit mjekësor, ata janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ata dyshohet se për shkak të një konflikti verbal rreth çështjeve pronësore, janë përfshirë në përleshje me grushte.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:

A thua mos po i përbuzim?!

Asnjë koment

Comments are closed.