25-11-2024

Prizren: Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasje të vajzës së tij

Policia e Kosovës (PK) njofton se është vetëdorëzuar në stacion policor i dyshuari N.H (59-vjeçar), i cili dyshohet se ka shtënë tri herë në drejtim të vajzës së tij A.H (31-vjeçare).

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Policia, ku thuhet se më 14 prill, rreth orës 07:00, në fshatin Randobravë të Prizrenit, i dyshuari pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerrë armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në njoftim thuhet se djali i të dyshuarit ka arritur që me forcë t’ia marrë armën nga dora babait të tij, e ky i fundit është larguar nga shtëpia.

“I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policinë se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren. Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.  Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.