Një rast i rëndë ndodhi sot paradite në Prizren, ku një burrë ka ndërruar jetë pas plagëve nga arma e zjarrit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11;:00, derisa rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve të portalit Gazetën e Prizrenit nga Spitali, viktima është Ajvaz Pireci.
Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Referuar njoftimit, viktima është mërgimtar dhe po qëndronte për pushime.
Rastin e konfirmoi për Gazetën e Prizrenit, zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi.
Lexo edhe: