Prizren: Vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Prizren, ku një veturë e kishte goditur këmbësorin duke e kaluar rrugën.
PK-ja përmes raportit ka bëre të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke kaluar rrugën, një veturë në lëvizje me drejtues të panjohur e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Lexo edhe: