Prizren: Vje*dhje e automjetit, viktima e gjen veturën pas disa orësh
Një rast i vjedhjes së automjetit është regjistruar në Prizren, ku një qytetar kishte raportuar se vetura e tij ishte marrë nga persona të panjohur, por disa orë më vonë ai e kishte gjetur, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Sipas burimeve të sigurta, sot rreth orës 07:00, në rrugën “Sadik Rexhaj”, B.Q. kishte raportuar se i ishte vjedhur automjeti i tij, Volkswagen Golf 2, ngjyrë e bardhë.
Ai kishte deklaruar se veturën e kishte parkuar jashtë shtëpisë së tij dhe për herë të fundit e kishte parë më 27.09.2025, rreth orës 21:30.
Pas marrjes së informatës, rasti ishte iniciuar si “Vjedhje”, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe nën mbikëqyrjen e hetuesit kujdestar.

Hetimet për identifikimin e autorit janë duke vazhduar.