Prizren: Vodhi çantën e një personi me pesë mijë euro në të, policia e kapë hajnin brenda natës
Policia njoftoi se ka arrestuar personin A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhur çantën viktimës A.K., në të cilën ndodheshin pesë mijë euro.
Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Shatërvan” në Prizren në orët e para të mëngjesit të së martës.

Policia njoftoi se të dyshuarin për vjedhje ka arritur ta kapë brenda natës, përreth orës 04:00 në një lokal nate.
“Pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes”, vijon njoftimi.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. /IS