16-10-2025

Prizren: Votoi një 97-vjeçar – dyshohet për parregullsi, dy kuti në karantinë

Zgjedhjet komunale u mbajtën të dielën, por në qendrën e votimit në fshatin Velezhë të Prizrenit janë evidentuar dyshime për parregullsi.

Burime të portalit Gazeta e Prizrenit nga Qendra Komunale Zgjedhore konfirmojnë se dy kuti votimi janë dërguar në karantinë, pasi është raportuar se ndër votuesit figuron edhe një person 97-vjeçar ( lindur me 1922 ).

 

Aktualisht, po verifikohet nëse votimi i këtij personi është kryer në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat.

Autoritetet zgjedhore janë duke hetuar rastin për të sqaruar nëse ka pasur shkelje të procesit.

Ndërkohë, në komunën e Prizrenit pritet balotazhi mes Shaqir Totajt dhe Artan  Abrashit./ Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Editorial: Kush e fiton balotazhin në Prizren – çfarë tregon historia?

Asnjë koment

Comments are closed.