24-11-2024

Prizren: Vrasja e 31-vjeçarit, mbyllet lokali ‘’Kobra City”

Drejtoria e Inspektoratit të Prizrenit ka mbyllur lokalin “Kobra City” ku dyshohet se filloi një përleshje e që përfundoi me vrasjen e një personi nga Kukësi.

E zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për teve1.info se të dyshuarit i është bastisur shtëpia dhe lokali “Kobra City” në Prizren.

Sipas Bytyqit, janë gjetur tri gëzhoja jashtë lokalit.

“I kemi bastisë shtëpinë. Hetimet janë në vazhdim kemi gjetë së paku tri gëzhoja jashtë lokalit”, tha ai.

Ndryshe, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mëngjesin e sotëm policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçari me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.

Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.

31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Asnjë koment

Comments are closed.