25-11-2024

Prizren: Zbulohen tri “çerdhe” të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Janë zbuluar tri lokacione në komunën e Prizren, në të cilat dyshohet se organizoheshin skemat piramidale dhe zhvillohej bixhoz i paligjshëm, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Prizren, në rrugë operative ka pranuar informata se ne tri lokacione ne rajonin e Prizrenit, është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme lidhur me lojërat e fatit.

Pas veprimeve hetimore fillestare, me urdhëresa të Gjykatës Themelore ne Prizren, mbrëmë nga ora 19:00 është zbatuar Urdhëresën për urdhër kontroll në tri lokacione, lidhur me dyshimet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” .

Kontrollimi është ushtruar në tri lokale,  në fshatin Zhur, Poslisht dhe në fshatin Gernqare.

Zyrtari për media i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit, se gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale te lartcekur.

Në cilësinë te dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim: Gjashte (6) shtëpiza të kompjuterit; -Një (1) laptop; -Katër (4) telefon mobil; -Gjashtëqind e dyzet e pesë (445) euro; -Një numër i konsiderueshëm i tiketave të lojërave të fatit.

“Lidhur me dy rastet e iniciuara janë intervistuar tre personat e dyshimtë, të cilët pas konsultës me Prokurorin e Prokurorisë Themelore ne Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, pas intervistimit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj.

Policia në Prizren ka deklaruar se do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.