19-09-2024

Prizren: Zhduket 14-vjeçarja, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Jana Gjugjaj, 14 vjeçare nga Prizreni është raportuar e humbur. Familja thotë se që nga e marta kanë humbur kontaktet me vajzën e tyre.

Familja Gjugjaj kanë thënë se që nga pasditja e 16 janarit, nuk dinë gjë për vendndodhjen e vajzës së tyre.

Ata kanë pohuar se rastin e kanë raportuar edhe në organet e rendit, ditën e njëjtë që e mitura u largua pa gjurmë.

Tutje, familja e Janës kanë dhënë detaje edhe për veshjen që kishte vajza atë ditë, si dhe kanë dhënë leje që të publikohet fotografia me portretin e saj.

“Vajza diten qe eshte zhduke ka pas veshë duks ngjyre portokallt, fermerk moms jeans e hapur, patika NIKE bardh e zi”, thanë familjarët për Sinjalin, teksa bëjnë thirrje që kushdo që mund të ketë informacione, të lajmërojnë Policinë./GS

 

Asnjë koment

Comments are closed.