Prizren: Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ , tërheq vëmendje të madhe
Me rastin e muajit Muharrem, në teqenë historike ‘Halveti’ në Prizren kanë filluar të përzihen kazanët tradicionale të ashures. Aktiviteti po tërheq vëmendje të madhe te banorët e zonës si për atmosferën shpirtërore, ashtu edhe për vlerën kulturore që bartë.
Përfaqësuesit e teqesë theksuan se ashurja është simbol i unitetit dhe solidaritetit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite.
Ashurja u shpërndahet vizitorëve pas lutjeve dhe ceremonive përkatëse.
Kujtojmë gjithashtu se ashuret janë një ëmbëlsirë që lidhet me muajin Muharrem sipas kalendarit islam. Në këtë muaj, komuniteti bektashi përgatitin ashuren si një akt simbolik që lidhet me ngjarjen e Betejës së Qerbelasë dhe martirizimin e Imam Huseinit.
Në aspektin fetar ashuret konsiderohem si ditë zie dhe reflektimi. Përgatitja dhe shpërndarja e ashures bëhet si një akt solidariteti dhe mëshire. Ndërsa për shumë njerëz në Kosovë, ashurja është një rast për të ndarë ushqim me fqinjët, të afërmit, miqtë, pa marrë parasysh bindjen fetare. Është simbol i bashkimit, faljes dhe respektit. /RTK/
Lexo edhe: