23-11-2024

Prizren, Zyra e Prokurimit e sheh si trysni padinë e bërë nga operatori ekonomik

Operatori ekonomik “Zona Park” ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit me dyshimin se ata janë përfshirë në kryerjen e veprave penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik.

Mirëpo drejtuesit e Zyrës komunale të Prokurimit këtë padi e kanë vlerësuar si tentim për ushtrim të trysnisë ndaj tyre, shkruan KOHA.

Kompania “Zona Park” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal kundër shefit të Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj, dhe tre anëtarëve të komisionit përkatës, me dyshimin se ata më 5 maj 2020 e kanë shpërblyer një operator ekonomik, duke i tejkaluar autorizimet ligjore dhe duke shkelur dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik dhe të Ligjit të Punës.

Ky operator ka sqaruar se ka aplikuar në tenderin “Sigurimi fizik dhe mirëmbajtja e objekteve të Komunës së Prizrenit Lot-2” dhe ka shtuar se është eliminuar kundërligjshëm. Pastaj më datë 3 mars 2020 ka bërë kërkesë për rishqyrtim në Komunën e Prizrenit, e cila e ka refuzuar atë. Ndërsa më 9 mars 2020, “Zona Park” ka paraqitur ankesë në OSHP, e cila është aprovuar si e bazuar.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore).

Asnjë koment

Comments are closed.