24-11-2024

Prizren:  Zyrtarët në pushim, radhë para sporteleve të Komunës

Disa qytetarë prizrenas janë akuar për pritje dhe tollovi në sportelet e Komunës së Prizrenit, derisa zyrtarët kanë thënë se kjo ka ndodhur jo vetëm për shkak reduktimit të stafit, një pjesë e të cilit po qëndron për pushime në Shqipëri, por edhe pse të hënave, zakonisht ka më shumë palë.

 

Derisa qytetari Jetmir Krasniqi, thotë se ka pritur për të kryer punë në zyrat e gjendjes civile, në qendrën për shërbime të qytetarëve, që vepron në kuadër të Administratës së Komunës, Mërgim Gashi, tha se mezi ka bërë një pagesë për shkak të tollovisë para sporteleve.

Shkuarja e disa punëtorëve të Komunës së Prizrenit në në ekskursion, tre ditor duket se ka ndikuar në krijimin e radhëve para sporteleve.

 

Punëtorët e KK-së, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të paguar 40 për qind të shumës apo 32 euro, pasi pjesën tjetër prej 60 përqind do ta mbuloj komuna, tashmë po qëndrojnë në Sarandë, ndërsa do ta vizitojnë edhe Durrësin. Në këtë shëtitje ndodhen rreth 90 veta, ndërsa kjo është bërë në kuadër të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

 

Drejtori për Administratë pranë KK-së, Osman Hajdari derisa ka pranuar se krahasuar me ditët tjera ka pasur më tepër pritje nga qytetarët, ai këtë e ka ndërlidhur edhe fillimin e javës, të hënën, kur zakonisht ka më shumë palë të interesuara, raporton “Gakazeta e Prizrenit”.

 

“Me rëndësi është që të gjitha shërbimet kanë punuar, përfshirë edhe ofiqarinë. Ka pasur pak vështirësi tek pagesat, për shkak se një punëtore ka munguar, për shkak të një rasti të vdekjes”, ka thënë ai.

 

Hajdari ka sqaruar se disa punëtorë ndodhen në pushim, pasi ligji ua garanton t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura të pushimeve vjetore, ndërsa qytetarët kanë mundur t’i shfryëzojnë edhe e-kiosqe, ndërsa për atë nëse ato punojnë, fajin ia hedh qeverisjes së kaluar.

Asnjë koment

Comments are closed.