Një prizrenas është arrestuar në Merdare dhe dërguar në vuajtje në Qendrën e Smrekonicës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Në raportin e policisë, thuhet se arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicës në vuajtje të dënimit”, bën të ditur Policia e Kosovës.
Nuk jepet identiteti i të dyshuarit dhe as shkaku se përse kërkohej nga organet e drejtësisë. /GazetaePrizrenit.net/