Prizrenasi arrestohet si i dyshuar për veprën penale ‘detyrim’
Policia në rajonin e Prizrenit, ka arrestuar një person është arrestuar nga nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘detyrim’.
Sipas policisë, pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin P.D, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘detyrim’.
“I dyshuari për këtë rast, dyshohet se përmes telefonit me mesazh e ka kërcënuar me mesazh viktimën duke i kërkuar para. Ai për këtë rast është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.