23-11-2024

Prizrenasi dënohet me burgim e gjobë për posedim të drogës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  R.Xh. nga Prizreni, për shkak të  veprës penale  posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për këtë të akuzuarin,  gjykata e ka dënuar me  dënimin me gjobë në shumën prej 300.00 (treqind) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se me datën 02.04.2018, rreth orës 21:00, në fshatin Novoselan të Prizrenit, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që gjatë një kontrolli të ushtruar nga ana e policisë  tek i pandehuri  hasin një qese najloni  me substancë narkotike.

Pas pas testit fushor të substancës narkotike të bërë me datën 24.09.2018,vërtetohet se Dëshmia 1 përmban substance narkotike të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 4.18 gram./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.