25-11-2024

Prizrenasi dënohet tri vjet burgim për një vrasje në tentative

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues  ndaj të akuzuarit me iniciale  E.R. nga Prizreni,  për shkak  të veprës penale vrasje në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton GazetaePrizrenit.net.

Referuar kumtesës, të  akuzuarin gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në  kohëzgjatje prej  2 (dy) vite e 6 ( gjashtë ) muaj, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 para.1 të KPRK-së, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Gjykata konform dispozitave ligjore të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK  me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite.

Nga i akuzuari konfiskohet 1 (një) pistoletë e llojit “Petro Beretta”e kalibrit 7.65,  1 (një) pushkë automatike AK-47,  1(një) karikator  dhe 25 (njëzetepesë) fishekë si dhe një brisk me teh të gjatë 11 cm.

“Me datën 17.03.2019, rreth orës 00:30 minuta, në Prizren i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake tenton ta privoj nga jeta të dëmtuarin me iniciale Q.G. në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij, del  prej automjetit  dhe fjaloset me të dëmtuarin me iniciale Q.G. dhe pas përleshjes me të nxjerr pistoletën dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të dëmtuarit me iniciale Q.G. duke i shkaktuar lëndime – plagë shkuese, depërtuese të indeve të buta në regjionin e kofshës së këmbës së djathtë të përshkruar si në konstatimin e ekspertit mjeko-ligjor”, thuhet në kumtesë. / GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.