15-11-2025

Prizrenasi e sul*moi zyrtarin e Postës në qendër, më pas goditet edhe një dëshmitar

Sot (14.11.2025), rreth orës 12:40, ndodhi një sulm në qendër të qytetit të Prizrenit, ku një i dyshuar e ka goditur me mjet të fort një zyrtar të Postës së Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta e Prizrenit. Personat e përfshirë dhe dëshmitarët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, gjatë kthimit për në shtëpi, njëri nga dëshmitarët është sulmuar sërish me mjet të fort, kësaj radhe nga vëllai i të dyshuarit të parë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se incidenti ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth parkimit.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka intervistuar të gjitha palët e përfshira. Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është në kërkim.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.