Prizrenasi gjen kuletën me para dhe dokumenta, ia dorëzon bashkatdhetarit
Gjatë ditës së sotme, një bashkëatdhetarit nga Zvicra i kishte humbur kuleta me para dhe disa dokumente në afërsi të shkollës “Mati Logoreci” në Prizren.
Sipas pronarit , ai në kuletë kishte të holla rreth 700 euro dhe disa dokumenta së bashku me patent- shoferin dhe kartelën e bankës.
Mirëpo pak orë pasi që i kishte humbur kultën dhe pasi kishte telefonuar në redaksinë tonë për ndihmë, bashkëatdhetari Fidan Hoxha, atij i ishte lajmëruar një person me inicialet SH.XH duke e njoftuar atë se kishte gjetur kuletën e humbur dhe më pastaj ia dorëzon atij me të gjitha dokumentet dhe të hollat që kishte.
Bashkëatdhetari, Fidan Hoxha, falënderon publikisht personin për këtë gjest human dhe të rrallë që njerëzit e bëjnë./tvprizreni.info/