Prizrenasi gjen një sasi të konsiderueshme parash, i dorëzon në Polici
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20:40, një qytetar ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash.
Perosni në fjalë, menaxher i autolarjes “Eco Wash” në Prizren, njoftoi në Polici se gjeti një kuletë me dokumente dhe me 850 euro në të.
“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur paratë dhe është ftuar në stacion. Pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer paratë” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka falendëruar qytetarin, i cili është në mesin e shumë të tjerëve që kthejne gjësendet e gjetura.