24-11-2024

Prizrenasi i akuzon mjekët se faji i tyre e ka humbur shikimin e njërit sy

Një person i ka akuzuar mjekët e Spitalit të Prizrenit se faji i tyre e ka humbur shikimin.

Ai në polici ka deklaruar se më 13 shkurt ishte operuar në këtë spital dhe sipas tij nga ajo ditë e kishte humbur shikimin në njërin sy.

Burri shtoi se i kishte kryer disa intervenime në Turqi, por ato rezultuan pa sukses.

Me këtë rast, policia e ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një mjek kirurg.

Rr. Sheh Emini, Prizren 13.02.2023-NN. Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./FO

Asnjë koment

Comments are closed.