Prizrenasi i dorëzon në Polici paratë e gjetura
Policia njoftoi se një qytetar në Prizren dorëzoi paratë e gjetura në një kuletë.
Referuar njoftimit, në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet N.L ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në parkun e qytetit, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej dyqind e gjashtëdhjetë (260) euro.
Policia ka identifikuar personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së. / Gazeta e Prizrenit