Prizrenasi punonte në pronën e tij, gjen një mjet të pashpërthyer
Një prizrenas ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer.
“Lagja Dardania, Prizren 22.09.2023 – 10:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë./FO