24-11-2024

Prizrenasi që për herë të parë pas 12 vjetësh nuk do të jetë ministër

Ndërrimi i ekzekutivit ka sjellë ndryshime të mëdha në të gjitha pozitat shtetërore.

Institucionet kryesore tani udhëhiqen nga ministra të rinj. Megjithatë, njëri prej tyre do ta lëshojë pozitën e tij në Qeveri pas plotë 12 viteve.

Bëhet fjalë për Mahir Yagcilar, shtetas kosovar me prejardhje turke. I lindur në Prizren, Yagcilar është president i Partisë Demokratike Turke të Kosovës.

Në vitin 2007 është emëruar si Ministër në në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më pas në 2011 është emëruar Ministër i Administratës Publike për t’u ri-emëruar përsëri Ministër i Administratës Publike në Dhjetor 2014.

Ai gjithmonë ka zënë pozitat e ministrave të rezervuar për minoritete. Por kësaj radhe, nga minoritetet, ministritë udhëheqen nga Emilia Redzepi, Dalitbor Jetvic dhe Ivan Millojevic.

Asnjë koment

Comments are closed.