Prizrenasi shkakton vetaksident: E braktis veturën dhe ikë
Në Prizren, një person është vetaksidentuar dje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Gazeta Sinjali mëson se ajo që është më e pazakontë është se shoferi i dyshuar ka braktisur edhe veturën dhe ka ikur në këmbë.
Përveç që shkaktoi aksidentin, i dyshuari është futur në telashe dhe për shkak të posedimit të subtancave narkotike.
Në vendin e ngjarjes, njësia policore ka gjetur një sasi të marihuanëës, që është sekuestruar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.