Prizrenasi “shkoi e sulmoi dhe ia mori telefonat”, gruaja e pëson nga ish-bashkëshorti
Një rast i dhunës me lëndime të lehta trupore është regjistruar në Prizren.
Policia raportoi se viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, “ka shkuar në banesën e saj, e ka sulmuar fizikisht, ia ka marr telefonat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Lexo edhe: