23-11-2024

Prizrenasi vjedh biçikletën si për asgjë, por kapet nga kamerat

Një person ka arritur ta vjedhë një biçikletë në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Prizren, saktësisht afër Stacionit të Autobusëve dhe Ambulancës.Akti i tij është kapur nga kamerat e sigurisë dhe shihet se me shumë lehtësi, vetëm e merr biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

“Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së biçikletave. Shumë shpejtë ata do të kapen për shkak se ka dëshmitarë dhe pamje nga kamera e sigurisë”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Prizrenit. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.