23-11-2024

Prizreni, destinacioni i radhës për automobilistët

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon të dielën me garën e disiplinës auto-sllallom që do të zhvillohet në Prizren, bën të ditur përmes një komunikate për media FASK.

Pas garës në drift që u mbajt të dielën e kaluar, dashamirët e auto sportit e kanë mundësinë që këtë fundjavë të shohin garuesit e disiplinës auto sllallom, po ashtu shumë atraktive, transmeton Koha.net.

“Duke marrë parasysh traditën automobilizmit në Prizren dhe faktin që prizrenasit janë dashamirë të mëdhenj të këtij sporti, është e sigurt që gara do të përcillet nga numër i madh i shikuesve, ndërsa edhe numri i garuesve pritet të jetë i madh”, thuhet në komunikatë.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, fillimi zyrtar i garës është paraparë në orën 13:00, derisa përfundimi i saj diku rreth orës 16:00. Gara organizohet nga Auto Klubi Prizreni D&G, ndërsa do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Asnjë koment

Komento