Prizreni ishte dhe është njëri nga qytetet që e ka ruajtur dhe kultivuar traditën e zejeve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe atë të armëpunuesve apo tyfekxhinjve që aktualisht kjo zeje e punimit të armëve është shuar plotësishtë.
Tyfekxhinjtë apo siç njihen ndryshe me emërtimin pushkëprodhuesit e Prizrenit, kishin prodhuar armë të ndryshme: alltia, pushkë të llojeve të ndryshme dhe kishin saktësi maksimale
Qyteti i Prizrenit ishte më i njohuri në Ballkan për prodhimin e armëve, si tyfeku e boroti. Edhe sot e kësaj dite ka lagje të pushkatarëve, të tyfekxhinjve, e edhe mbiemra Tyfekqiu, pastaj Baruti.
Në këtë qytet prodhoheshin kobure, alltia, pushkë të llojeve të ndryshme dhe kishin saktësi maksimale
Prizreni është njëri nga qytetet që e ka ruajtur dhe kultivuar traditën e zejeve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe atë të armëpunuesve apo tyfekxhinjve. Sipas profesor Bedri Çekut, në shek XI Prizreni njihet si qendër e rëndësishme qytetare.
“Më 1019 përmendet si një seli e Ipeshkvisë të Perandorisë bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas herë selia e mbretërive të tyre.
Pas pushtimit nga Perandoria Osmane (1455) Prizreni, ndonëse humbi përkohësisht rëndësinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qendër Sanxhaku dhe Vilajeti)”, shprehet ai.
“Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko- tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Sipas vjetarit turk të vitit 1874, qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë, nga të cilët mbi 35.000 shqiptarë”, shkruan Muhamed Shukriu.
Pushkët e zbukuruara me ar dhe argjend
Sipas Çekut, Prizreni zë një vend të veçantë në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878.
“Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881), e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Prizreni ka qenë i njohur në tërë Vilajetin e Kosovës për qershitë dhe mollët.
Në Prizren gjenden dyqanet e shumta zejtare, me ç’rast prodhohen produkte të ndryshme për kohën, sikurse p.sh. që ishin argjendarë, tyfekxhinjtë (prodhues të pushkëve), rrobaqepës, thiktarë, mëndafsh përpunues, etj. që kanë qenë me zë dhe nam jo vetëm në Prizren e Vilajet të Kosovës, por në tërë shqiptarinë dhe Rumelinë e atëhershme Osmane.
Në Prizren janë prodhuar stoli nga ari, argjendi, kobure, alltia, pushkë, tirq, plisa, mintana, dollama, thika, gërshërë, tepsi, gjilpëra, tela, pasqyra si dhe produkte të ndryshme që prodhoheshin sipas porosisë. Tyfekxhinjtë (pushkëprodhuesit) e Prizrenit kanë prodhuar pushkë të njohura evropiane të llojit “Martine”, të cilat përveç tjerash, i kanë zbukuruar me ar e argjend dhe i kanë eksportuar jo vetëm brenda kufijve të Rumelisë Osmane, por edhe jashtë saj, në shtetet e atëhershme ekzistuese evropiane, ashtu që me këtë punë janë marrë 15 dyqane (zejtari) për prodhimin e armëve”, shprehet ai.
Lagjet e pushkatarëve dhe tyfekxhinjve Çeku shpjegon se armët e prodhuara në Prizren eksportoheshin në gjithë gadishullin Ballkanik dhe në Evropë. /K. Sot