Prizreni do të bëhet me pesë parqe të reja në lagjet e vjetra
Pesë parqe parashihet të jetësohen në lagjet “Bazhdarhane”, “Dardania”, “Ortakoll” dhe “Lakuriq”, me ç’rast te kjo e fundit do të realizohen 2 sosh.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se organet komunale në saje të kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë nga përvoja e EC-it dhe e “UN Habitatit” për dizajnimin e hapësirave publike në Prizren, të cilat projekte më pastaj do të zbatohen bashkërisht.