Prizreni do të bëhet me pistën ”Pumptrack”
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se komuna e Prizrenit, si komunë përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal – PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale, do të ndërtojë stazën për biçiklistë “Pumptrack”, e cila do t’i sjellë qytetit një tjetër atraksion argëtues e sportiv.
Përmes një shkrimi ne Facebook, ai më tej ka theksuar se “Pumptrack’u është një stazë e valëzuar, por e sigurtë, e cila mund të shfrytëzohet nga biciklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshme për lloje dhe madhësi të ndryshme.
Biçiklistët këtë stazë mund ta shfrytëzojnë duke mos i përdorur pedalet për ndalim, ndërkaq për realizimin e këtij sporti, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, po ashtu do të organizojë trajnime të ndryshme profesionale”.