Prizreni do të bëhet me tri udhëkryqe të reja
Qyteti i bukur i Prizrenit pritet që së shpejti të bëhet me tri udhëkryqe të reja.
Komuna sot ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me operatorët ekonomik Studio Hapsira SH.P.K N.N.P BEK-ing për hartimin detal të projektit për tri udhëkryqe.
Për këtë hartim, Komuna ka ndarë 9 mijë e 800 euro.
E siç duket, pas rregullimit të këtyre udhëkryeqeve do të lehtësohet edhe komunikacioni në qytetin turistik në Kosovë./IndeksOnline/

