Prizreni e Ferizaj ndër komunat me daljen më të madhe deri në 15:00, pas Prishtinës
Pas Prishtinës ku votuan gati 80 mijë persona, komunat me daljen më të madhe deri në 15:00 janë Prizreni me 45 mijë e 530 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe Ferizaj me 31.89% dalje, ose 37 mijë e 723.
Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.