15-11-2024

Prizreni ende i “përgjumur” nga festa

Për shkak ditëve festive, Prizreni vazhdon atmosferën e kremtes dhe të pushimit, ndërsa këtë më së miri e dëshmojnë lëvizjet e reduktuara nëpër rrugët e qytetit, për dallim nga ditët tjera të punës apo të pushimeve, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Pjesa më e madhe e prizrenasve netët e ndërrimit të vitit i kaluan në mjediset familjare. Një numër i vogël, kryesisht  ata me gjendje më të mirë ekonomike, natën e dytë të Vitit të Ri e pritën nëpër lokale hoteliere, që për dallim nga vitet e mëparshme, kësaj radhe më pak organizuan mbrëmje muzikore.

Sivjet, vetëm pak qytetarë, kryesisht ata më të rinjtë, çastin e ndërrimit të viteve e priten në qendër të qytetit “shatërvan”, ndërsa komuna nuk ka organizuar ndonjë ceremoni në qendër.

Qytetarët kanë uruar që viti 2019 të jetë më i mirë se viti që shkoi. Ata shpresojnë që në këtë vit të ketë më shumë punë e mirëqenie në familjet e tyre, si dhe të bëhet liberalizimi i vizave për të lëvizur të lirë./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.