Prizreni ka filluar t’i publikojë të gjitha lejet ndërtimore, që lëshohen nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.
Komuna këtë po e bën nëpërmjet web faqes së saj zyrtare.
Sipas njoftimit kjo po bëhet me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës dhe qasjes së lehtë për qytetarët në dokumentet që janë në interes publik.
Në publikim të këtyre dokumenteve përfshihet kopja e planit, vendimi dhe pagesa e të gjitha lejeve që janë lëshuar.
Tashmë një pjesë e konsiderueshme e lejeve janë në web faqe dhe po vazhdohet publikimi edhe i pjesës së mbetur.
Linku për publikim të lejeve të ndërtimit: