20-07-2025

Prizreni i dikurshëm: Freskimi nga vapa në Lumbardh tek Marashi

Në ditët kur dielli digjte më shumë, prizrenasit nuk kërkonin kondicionerë – mjaftonte një hap drejt Lumbardhit, atje te Marashi. Uji i ftohtë si bora zbriste nga Sharri dhe bëhej strehë për këmbët e lodhura, për fëmijët që qeshnin pa ndalur dhe për zemrat që dinin ta gjenin qetësinë në rrjedhën e natyrës.

Ishim më të thjeshtë, por më të pasur – me freskinë e ujit, hijen e plepave, dhe shijen e një pushimi që nuk kushtonte asgjë… vetëm kujtime të bukura që sot na mungojnë.

Lexo edhe:

Lypësarët – një imazh i keq për Prizrenin

 

Asnjë koment

Comments are closed.