Prizreni i dyti në vend për nga numri i të vdekurve nga Covid gjatë 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve 5 raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pas Gjakovës me 4, Prizreni është i dyti për nga numri i viktimave në nivel vendi.
Dy të vdekurit janë nga komuna e Prizrenit, dy të tjerë nga Rahoveci ndërsa një viktimë nga Dragashi.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë./GazetaePrizrenit.net/