Prizreni i pelegrinëve serb në kishat arbërore-shqiptare
Shkruan: Ma.Fidan Shehu
Si epiqendër apo mes i Dardanisë, në fund të shekullit të parë plk. bie nën sundimin e Perandorisë Romake, ndërsa nga fundi i shek. IV bie nën pushtimin e Bizantit ( Perandoria Romake e Lindjes). Nga pushtimi i të dy Perandorive popullsia vendase pranon fenë, nga e para fenë katolike e nga e dyta atë ortodokse, por monumentet fetare ndërtohen nga popullsia dardane gjatë pushtimit nga Perandoria Romake dhe ajo arbërore gjatë pushtimit nga Perandoria Bizantine.
Rrjedhimisht gjatë sundimit bizantin popullsia në masë të madhe pranon besimin ortodoks dhe kishat e asaj kohe ishin kisha arbërore të ritit katolik dhe ortodoks. Në Manastirin e shenjtorëve Mihal dhe Gabriel është i varrosur kryezotriu arbëror, Strazimir Balsha, nga viti 1372 atë botë zotërues i Prizrenit, ishte djali i Balshës së parë që ishte princ i Principatës së Balshajve.
Ky manastir gjendet përgjatë grykës së Lumbardhit afër Elektranës së parë të Prizrenit afërsisht 6-7 kilometra nga Prizreni në drejtim të Prevallës. Ky monument i rëndësishëm kulturor sot ruhet nga disa murgj serb, të tërbuar të cilët edhe pse i shohin muret e vjetra aty të ndërtuar nga dardanët e më vonë nga arbrit, këta murgj serb me një falsitet të pa parë ndonjëherë në histori mendojnë se u takojnë atyre duke krijuar edhe ndjenjë misterioze se askush nuk mund ti vizitoj sepse kinse janë të mbrojtur dhe u takojnë serbëve (Serbisë), por muret dhe varri i Strazimir Balshës flet dhe ndonjë ditë ndoshta edhe muret do të flasin shqip dhe këta murgj të tërbuar të kuptojnë se kjo kishë nuk i përket serbëve, por popullsisë së Prizrenit dhe të Kosovës e jo Serbisë.
Kisha e Shën Premtës ishte e një rëndësie të veçantë sepse si një monument i ndërtuar mbi tempullin e periudhës romake e të bazilikave të shekujve V-VI,XI e XII, në vitin 1019 pikërisht në këtë kishë vendoset qendra e Peshkopatës së Prizrenit. Sot ky monument i rëndësishëm kulturor i ndërtuar dikur nga popullsia arbërore konsiderohet si monument i mbrojtur serb dhe vizitohet nga “pelegrinët” serb pothuaj çdo të diele.
Rast më i dhimbshëm është se këtë monument të serbizuar e ruajnë 24 orë pa ndërprerë Policia e Kosovës, edhe pse kjo kishë nuk është funksionale, por në realitet ruan një histori krejt tjetër nga ajo në letra apo zyrtare – shtetërore. Ky monument gjendet prapa objektit të Komunës së Prizrenit në lagjen e quajtur Jeni Mahallë. Ky monument në popull njihet si Xhuma Xhamia sepse gjatë pushtimit osman ishte shndërruar në xhami.
( Autori është profesor i historisë në Prizren)
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.