Gjashtëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë euro i ka kushtuar Komunës së Prizrenit furnizimi me material shpenzues higjienik, shkruan IndeksOnline.
Këtë tender e ka fituar operatori ekonomik nga Prizrenit, OE-NP “ENARD”.

Sipas kontratës, ky operator do ta furnizojë me material shpenzues higjienik për nevojat e Komunës, Prizrenin për 36 muaj.
E gjithë kjo nuk i ka kushtuar pak buxhetit të kësaj komune, pasi që do të shfrytëzojnë mbi 67 mijë euro për këtë furnizim./IndeksOnline/