23-11-2024

Prizreni me model të ri për shërbime cilësore administrative

Drejtori i Administratës e Prizrenit, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se po vijojnë aktivitetet për jetësimin e projektit të Qendrës së Integruar me një Ndalesë (One stop shop), që sipas tij financohet nga Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. Zyrtari komunal ka shprehur bindjen se ky model i ri do të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe do t’i largojë pengesat burokratike.

“Ky projekt do të jetë shumë i rëndësishëm në realizmin e objektivave tona, në avancimin e shërbimeve publike për qytetarët e Komunës së Prizrenit. Projekti “One Stop Shop“, është model i ri shërbimesh ku synohet t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe t’u sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimeve, duke eliminuar aspektet burokratike të administratës”, ka thënë Hajdari, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes rrjeteve sociale ai ka theksuar se “standardi i ri në ofrimin e shërbimeve synim kryesor ka thjeshtimin dhe standardizim të procedurave administrative, digjitalizimit të shërbimeve, ngritjes së sistemeve të teknologjisë së informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët”.

Asnjë koment

Comments are closed.