Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media pas situatës së krijuar për shkak të koronavirusit.
“Vendet që do të përdorën si karantinë nëse është nevoja do të bëhen në Vranidoll dhe është menduar Qendra e Inovacionit, ku ka qenë më herët KFOR-i gjerman në komunën e Prizrenit”, ka thënë Vitia.
Në këtë konferencë, Vitia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.