Prizreni në atmosferë feste për Bajram, urohet për mirëqenie e solidaritet!
Sot, në mëngjes në xhamitë dhe në teqetë e rajonit të Prizrenit, është falur namazi i Bajramit të Madh, ku qytetarët e shumtë kanë kryer ritet e faljes, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo festë vjen për besimtarët mysliman pas përcjelljes së muajit të Ramazanit, që ngriti edhe më shumë nivelin e dashurisë ndaj Zotit.

Me këtë rast, përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit.
Myftiu Naim Tërnava përmes një ligjërate për qytetarët i është drejtuar me thirrje politikanëve që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe të mos ngec vendi.”Është e papranueshme që njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik”.

Në mënyrë tradicionale, pas faljes së Bajramit, në Prizren kanë vazhduar vizitat nëpër familje dhe në varreza.
Në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit do të organizohet pritje solemne.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:
Harmoni, mbarësi e çdo të mirë në familjen tuaj!
ME FAT!


