31-12-2025

Prizreni në atmosferë festive në prag të ndërrimit të viteve ( Foto )

Prizreni po hyn në ndërrimin e viteve nën një atmosferë festive, raporton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes është vërejtur një qetësi më e madhe në qytet, me lëvizje të pakësuara të qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre kanë shfrytëzuar kohën e fundit për furnizime.

Mund të jetë një imazh i mjellmë

Qyteti është zbukuruar me dekorin tradicional festiv, duke krijuar një pamje karakteristike për fundvit.

Sipas vlerësimeve, shumica e prizrenasve natën e ndërrimit të viteve pritet ta kalojnë në shtëpitë e tyre, kryesisht në rreth të ngushtë familjar. Kjo formë pritjeje është bërë e zakonshme vitet e fundit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi, Pema e Krishtlindjes dhe teksti

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur një pjesë e qytetarëve me gjendje më të mirë ekonomike festonin ndërrimin e moteve në ambiente hoteliere, sivjet fokusi është zhvendosur në ndjekjen e programeve televizive nga shtëpia, të cilat përmes platformave kabllore janë të shumta.

Një pjesë e kohës po ashtu pritet të kalohet në rrjetet sociale, përmes telefonave të mençur, ku qytetarët po postojnë fotografi dhe urime për Vitin e Ri. Në qytet tashmë dëgjohen edhe shkrepje të fishekzjarrëve, teksa urimet për një vit sa më të mbarë po shkëmbehen gjithandej.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi

Në kuadër të festave, autoritetet kanë paralajmëruar marrjen e masave të nevojshme në institucionet kyçe, përfshirë policinë, shërbimet emergjente dhe zjarrfikësit.

Në kontekstin e URIMIT,  edhe portali “Gazeta e Prizrenit” të gjithë lexuesve besnik, por edhe qytetarëve të tjerë ua uron një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm!

GËZUAR 2026!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.