24-11-2024

Prizreni në atmosferë festive për festën kombëtare të 28 Nëntorit

Prizreni është në atmosferë solemne për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit.

Qyteti është stolisur më flamuj kombëtarë dhe shtetërorë dhe të vendeve mike.

Aktiviteti kryesor është paraparë me mbajtjen e Akademisë Solemne për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në orën 11:00, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në orën 19:00, në Sheshin Shatërvan, do të mbahet koncerti me rock grupe vendëse.

Ndër aktivitetet tjera janë edhe:

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërkohë edhe Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore për organizimin e 28 Nëntorit, 110 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

Qeveria kohë më parë kishte krijuar një komision të udhëhequr nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku lidhur me koordinimin dhe këtë agjendë shtetërore.

Sipas agjendës, dita e nesërme nis me homazhe tek busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti.

Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më të veçantat për shqiptarët në krejt botën, për arsye të shumta, ndër vite e shekuj.

Gjenon në kthimin e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Krujë, para plot 574 vjetësh, për të ngritur shqipen dykrenëshe dhe çliruar shqiptarët për 25 vjet nga sundimi osman.

Ngjarja tjetër e madhe që pason këtë datë, është ndoshta më me peshë për shqiptarët, pasi aty i gjejmë fillet e një kombi që hyn ndruajtshëm, por i mëvetësuar, në shekullin e njëzetë.

Më 28 nëntor të vitit 1912 Kuvendi Kombëtar i Vlorës, pjesë e të cilit ishin liderët shqiptarë të gati të gjitha krahinave, shpalli Shqipërinë shtet më vete, pas së cilit akt Ismail Qemali, kryetar i tij, ngriti flamurin kuqezi.

Festa tjetër e kësaj date për shqiptarët vjen më 1994, si akt çlirimi nga pushtimi nazi-fashist, që do të pasohej fatkeqësisht me një diktaturë të përligjur komuniste.

Njëmbëdhjetë vjet nga kjo datë do të lindte një nga kolosët e kombit, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës së fundit për çlirim të shqiptarëve të Kosovës.

Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim i pashoq për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishin bërë daljen publike më 28 nëntor të vitit 1997, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

Asnjë koment

Comments are closed.