23-11-2024

Prizreni në kremten e 11-vjetorit të shtetësisë së Kosovës

Kosova sot mbush 11 vjet të shtetësisë. Në kontekstin e shënimit të këtij përvjetori edhe Prizreni është në atmosferën festive, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për shënimin e kësaj date të rëndësishme në Prizren janë kthyer edhe një numër i bashkatdhetarëve të cilët kanë dëshirë ta përjetojnë kremten në vendlindje apo atdhe.

Si zakonisht edhe kësaj radhe në Prizren pritet të jenë edhe shqiptarë nga viset tjera, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, të cilët do ta vizitojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Ndërkaq, Komuna e Prizrenit prej të premtes me aktivitetet të ndryshme kulturore kushtuar përvjetorit të Pavarësisë. Për dallim nga herët tjera, sivjet nuk është paraparë mbajtja e ndonjë seance solemne në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Për sot është paraparë ky program:

Në ora 09:30 – Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” dhe “Monumenti i Lirisë”
11:00 – Defileu me fëmijë ( në sheshin “Shatërvan”)
12:00 -17:00 -Ekspozita e Pavarësisë (në sheshin “Shatërvan”)
18:00 – Ora Letrare e Pavarësisë (në SHKA “Agimi”- Prizren)
20:00 – Shfaqja teatrale “Iku Autobusi” (në shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”). /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.