Prizreni nikoqir i konferencës “Adaptimi i komunave në ndryshimet klimatike”
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot në orën 10:00 organizohet konferenca me temën “Adaptimi i komunave në ndryshimet klimatike”, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Në konferencë të pranishëm do të jenë edhe 12 kryetarët e komunave të Rrafshit të Dukagjinit, përfshirë, atë të Prizrenit, Pejës, Klinës, Deçanit, etj, pastaj profesionistë të kësaj fushe dhe përfaqësues të organizatave.
Kjo konferencë do të fokusohet në çështjet e ndryshimeve klimatike në vend, ku do të ketë hapësirë diskutimi edhe për masat e ndërmarra dhe ato që duhen të ndërmerren nga komunat për zbutjen e një ndryshimi të tillë.
Konferenca mbahet në hotel “Sharri” në Prevallë./GazetaePrizrenit.net